Britani e Madhe, shtohen rastet me Covid-19/ Gjatë muajit korrik u regjistruan më shumë se 200 mijë raste të reja

Nën varianti i ri i variantit Omicron të COVID-19, i quajtur Eris është përhapur në të gjithë Britaninë e Madhe, njofti Agjencia e Sigurisë Shëndetësore të Britanisë së Madhe . Sipas kësaj agjencie, varianti i ri Eris përbën një në çdo 7 raste të reja në mbarë vendin.
Eris u regjistrua si varianti i dytë më i zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar, pas Arcturus, i cili përbën rreth gjysmën e rasteve, me 39,4 për qind. Autoritetet raportuan se po monitorojnë nga afër situatën teksa vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në mbarë botën.
Sipas një studimi, numri i rasteve, i cili ishte rreth 606 mijë më 4 korrik, në fund të maujit të shkuar shkoi në mbi 785 mijë, raportojnë mediat britanike.
Ekspertët pretenduan se rritja e rasteve të COVID-19 në vend mund të lidhet me grumbullimin e miliona njerëzve në kinema, pasi filmat Barbie dhe Oppenheimer u shfaqën në kinematë britanike më 21 korrik. Shkak tjetër që mund të ketë shkaktuar këtë rritje siç raportojnë mediat atje është edhe rënia e imunitetit ndaj sëmundjes dhe kalimi i një periudhe të caktuar kohore pas vaksinave kundër COVID-19.
Gazetar: Artur Mata
/RTSH/