E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torta e Pavaresise gati per 5 dite

Edhe 5 ditë dhe torta gjigande e pavarësisë së Shqipërisë do të jetë gati.

Janë 150 pastiçierë që po punojnë për përgatitjen e pjesëve të tortës. Përgatitur për 100 vjetorin e pavarësisë, shega do të jetë shija e saj, që simbolizon rilindjen dhe dhe bashkimin. Jo vetëm kaq por ajo do të stoliset me gjeten e ullirit që simbolizon paqen. Natyrisht ngjyra kuq e zi do të jetë mbizotërojë mbi ëmbëlsirën 4 ton.

Ndodh shpesh herë që lodhja të jep kenaqësi. Por këta mjeshtra ëmbëlsinë dhe kënaqësinë do jua çojnë kryeqytetasve në 27 nëntor për ta marrë në ditën e festës së madhe.

Për tortën “historike” nuk janë dashur pak, por mijëra kilogramë përzierës.

E vendosur në shkallët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit torta e pavarësisë është menduar simbolikisht për gjithë shqiptarët, të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës, për të kremtuar bashkërisht këtë festë gjithëkombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›