E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani filter per emigrantet

Qeveria britanike e kryeministrit David Cameron vijon reformimin e ligjit te emigraciont duke futur sistemin e pikeve te njejte me ate kanadez per te gjithe ata te cilet duan te punojne apo studiojne ne Britani.

Ligji i ri i Emigracionit qe hyn ne fuqi fillim vitin e ardhshem i klasifikon aplikantet ne pese kategori ne baze te pikeve qe do te mbledhin.

Ne kategorine e pare bejne pjese te gjithe emigrantet e kualifikuar te cilet nese aplikimi per vize pune eshte i suksesshem mund te qendrojne sebashku me familjet me shume se dy vjet.

Emigrantet me ftese pune perbejne kategorine e dyte por ata kane te drejten e bashkimit familjare pas pese vitesh.

Ndersa aplikantet qe nuk jane te kualifikuar renditen ne kategorine e trete duke u lejuar te qendrojne ne Britani maksimumi nje vit por nuk kane te drejten e bashkim familjar.

Studentet perbejne kategortine e katert. Pasi ata do te jene te suksesshem ne aplikimin e vizes nuk mund te ndryshoje universitetin qe i ka pranuar por mund te terheqin familjaret per te gjithe kohen qe kryejn studimet.

Grupi i peste dhe i fundit perbehet nga emigrantet e perkoshem qe mund te jene artiste apo vullnetare qe nuk shkojne ne Britani per arsye ekonomike.Ata mund te qendrojne ne shtetin ishullor jo me shume se dy vjet. Mosha e tyre duhet te jene 18 deri 30 vjec. Kjo kategori nuk mund te kryeje bashkim familjar.

Ligji i ri parashikon se te gjithe personat qe do te paisen me vize punesimi duhet te lene nje garanci monetare ne zyren e emigracionit ne vendin e origjines ne forme sigurije ndaj autoriteteve te emigracionit qe aplikanti do te kthehet ne vendin e origjines.

Gjithashtu aplikantet do te vleresohen me pike ne testin e gjuhes angleze ne baze te moshes profesionit me kryesorja nevojes se tregut britanik per punen qe mund te kryejne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›