Dosjet Thaci Nuk akuzojme BDI-ne

Kryetari i PDSH-se Menduh Thaci i ka bere thirrje BDI-se qe te terheqe akuzat ndaj partise se tij lidhur me publikimin e dosjeve per funksionare te saj qe mund te kene pasur lidhje me sherbimet sekrete serbe.
Ne nje interviste per mediat lokale Thaci ka deklaruar se nuk akuzon BDI-ne por individe te caktuar qe synojne te arrijne me cdo mjet qellimet e tyre.
Nuk eshte e vertete se BDI ka qene bashkepunetore e ish-sigurimit te shtetit. BDI eshte njesoj si PDSH-ja. Shqiptare te tjere te cilet nuk jane te perfshire mendojne se duhet te organizohen politikisht dhe te realizojne qellimet e tyre ka pohuar Thaci.
Me tej ai i ka bere thirrje kreut te BDI-se Ali Ahmeti qe te heqe dore nga fjalori i tij primitiv ndaj PDSH-se.