E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi Interpelance per regjistrimin e popullsise

Ne teatrin Skampa te qytetit ishin mbledhur me shume se 300 anetare te PDU-se te cilet u njohen me aktivitetet e organizuara nga kjo parti ne vitin e pare te ekzistences se saj. Anetaret e PDU-se i pershendeti kryetari i partise z. Shpetim Idrizi.

Duke folur per ceshtjen e marreveshjes se ujerave me Greqine Idrizi u shpreh se PDU nuk do ta votoje kete marreveshje per aq sa dyshohet se mund te shkelet qofte edhe nje centimeter toke e Shqiperise. Ai u shpreh edhe kunder regjistrimit te popullsise duke deklaruar se do te therrase per interpelance ministrin pergjegjes per regjistrimin.

Duke u ndalur tek skandali i Boboshtices Idrizi deklaroi se politika shqiptare duhet te ndal cdo tentative qe ul dinjitetin e shqiptareve.

Ne nuk do te ndalojme miqte e mi. Shume shpejt do te therrasim ne Kuvend per interpelance ministrin pergjegjes per regjistrimin e popullsise. Partia Drejtesi dhe Unitet ka qene e vetmja force politike qe ka tentuar te ndergjegjesoje mbare klasen politike shqiptare ne menyre qe te respektojne dhe te ruajne dinjitetin e shqiptareve. Ne kemi reaguar forte ne rastin e skandalit te Boboshtices dhe iu drejtuam edhe partive te tjera qe ta denonin ta denonconin kete skandal theksoi z. Idrizi.

Nderkaq koordinatori i Klubit te Patrioteve te Rinj z. Jetmir Salaj iu drejtua te pranishmeve me nje thirrje per te mbeshtetur KPR-ne si nje institucion qe do te jete gjithnje ne balle te patriotizmit shqiptar. Ai tha se shqiptaret pavaresisht se nga vijne apo ciles fe i perkasin duhet te jene te bashkuar kur vjen fjala per Atdheun.

Cdo shqiptar cam kosovare lab gege e toske te krishtere e mysliman duhet te bashkohemi e te themi jo uljes se dinjitetit tone dhe te ndergjegjesohemi per ate shprehje qe ka thene i madhi Pashko Vasa feja e shqiptaret eshte shqiptaria deklaroi z. Salaj.

Turi Nje vit PDU do te vijoje ne Paskuqan ku do te paraqiten kryesia e kesaj nendege dhe do te kryhet nje analize e punes se PDU-se ne vitin e pare te ekzistences si force politike.

2010-11-06 1601

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›