E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, frikë për sigurinë e kryeministrit



Zyrtarë të lartë të ushtrisë britanike kanë shprehur shqetësim për sa i përket mbrojtjes së kryeministrit David Cameron gjatë një vizite në Afganistan kohët e fundit.
Zyrtarët thuhet se i kanë kërkuar kryeministrisë të rishqyrtojë strategjinë mbrojtëse të kryeminsitrit, i cili evitoi një kërcënim me vdekje gjatë një vizite në Afganistan në qershor.

Zoti Cameron u detyrua të braktiste një vizite tek një bazë ushtarake britanike në Afganistan pasi kishte informacion se Talebani po planifikonte të sulmonte helikopterin në të cilin udhëtonte ai.

Helikopteri i tij ndryshoi rrugë në minutë të fundit.

Zoti Cameron para se të nisej për në Helmand kishte vizituar Kabulin dhe kishte mbajtur një konferencë shtypi me presidentin Karzai e cila u transmetua drejtëpërdrejtë në televizionin afgan.

Zyrtarë të lartë thanë se në të ardhen duheshin parandaluar rreziqe të tilla.

Në të kaluarën vizitat e politikanëve të lartë në zona lufte nuk mbuloheshin nga media deri në fund të vizitës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›