E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma, Ranieri: Do ta kalojmë grupin


Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, beson se shorti i Ligës së Kampionëve mund të shkojë më keq për ta, duke iu referuar Milanit që do të ketë punë me Real Madridin.

"Ne do të mbajmë këmbët në tokë, pasi shorti ka mundur të shkojë më keq për ne. Shikoni Milanin, që ka grup të vështirë me shumë traditë, por ne nuk mund të mendojmë se i joni është më i lehtë".

"Basel luajti mirë ndaj nesh një vit më parë, Cluj është kampion rumun, ndërsa Bayerni është finalist i Ligës së Kampionëve. Por, ne duhet të mbajmë mend se kemi skuadër që mund ta s'pastrojë çdo pengesë", u shpreh Ranieri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›