E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, gjendet i vdekur gazetari i “NoW"

Gazetari i “NoW”, Sean Hoare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Policia në Londër ka thënë se gazetari britanik, i cili ishte i pari që dha alarmin për skandalin e përgjimeve në gazetën “News of the World”.

Nga raportet e policisë mësohet se vdekja nuk konsiderohet e dyshimtë. Ndërkohë, Rupert Murdok dhe i biri i tij James do të paraqiten sot përpara parlamentit britanik për t`iu përgjigjur pyetjeve rreth skandalit të përgjimit të telefonave të gazetës së mbyllur tashmë “News of the World”.

Skandali ka detyruar dy zyrtarë të lartë të policisë britanike që të japin dorëheqje. Policia britanike gjithashtu akuzohet se ka pranuar rryshfet nga gazetarët.

Kryeministri britanik Dejvid Kameron do të kthehet më shpejt nga vizita e tij në Afrikë për shkak të skandalit të përgjimeve që përfshin disa njerëz me lidhje të ngushta me udhëheqësin britanik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›