Britani, homoseksuales shqiptare i refuzohet azili

Gjykata e emigracionit ne Londer ka refuzuar kerkesen e azilit te nje shtetaseje shqiptare, e cila kishte deklaruar se ishte homoseksuale dhe persekutohej ne Shqiperi.
Shtetasja shqiptare, qe njihet si “Zonjusha K” dhe jeton ne zonen Southend ne jug te Anglise, i tha gjykates se nese ajo kthehet ne Shqiperi do te persekutohet pasi eshte homoseksuale.
Ne vitin 2006 avokatet e “Zonjushes K”, e cila eshte 20 vjece, munden t’i mbushnin mendjen nje gjykatesi emigracioni se nese ajo do te kthehej ne Shqiperi, do te shkelej konventa e te drejtave te njeriut.
Por 3 vjet me vone gjykata e azilit dhe emigracionit, qe rishikoi ceshtjen e shqiptares duke vendosur se ajo duhet te largohet nga Britania e Madhe.
Sipas tre gjykatesve britanike, qe moren ne shqyrtim apelin e shqiptares, ajo duhet te kthehet menjehere ne Shqiperi pasi homoseksualet nuk persekutohen.
Gjykatesit ne vendimin e tyre thone se ne Shqiperi femrat homoseksuale jane te lira te ndertojne marredhenie normale mes tyre, po ashtu shteti shqiptar garanton mbrojtjen e nevojshme per to.
Nje zedhenese e Ministrise se Brendshme Home Office i tha Top Channel se gjate dhjete viteve te fundit jane me qindra rastet kur shtetas shqiptare kane kerkuar azil ne Britani, si te persekutuar ne Shqiperi pasi ata ishin homoseksuale.