E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moon letër Berishës: Do të drejtoni me sukses sfidat

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon i ka dërguar një mesazh urimi kryeministrit Sali Berisha për rizgjedhjen e tij në postin e kreut të qeverisë shqiptare.
"Dëshiroj t'Ju shpreh urimet e mia për rizgjedhjen Tuaj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Ishte një kënaqësi për mua që ju takova Ju në New York javën që shkoi, dhe Ju uroj vazhdimësinë e suksesit në zbatimin e përgjegjësive tuaja të rëndësishme. Unë jam i bindur se nën lidershipin Tuaj Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të vazhdojë të drejtojë me sukses sfidat me të cilat përballemi sot dhe se vendi juaj do të qëndrojë i vendosur në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit", shkruan Moon. Ai shtoi se "Jam gjithashtu i bindur se nën udhëheqjen Tuaj, Republika e Shqipërisë do të vazhdojë të mbështesë qëllimet dhe principet e Kombeve të Bashkuara".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›