E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani jo me patenta ne shqip


Dhënia e provimit të teorisë së makinës në gjuhë të huaj për shoferët në Britaninë e Madhe u lejua nga ish-qeveria laburiste. Aktualisht rregullat lejojnë dhënien e provimit të teorisë në 19 gjuhë të huaja, përfshi këtu edhe gjuhën shqipe.

Në total, mbi 93 mijë provime të teorisë janë dhënë në gjuhë të huaja si 12 mijë në polonisht apo 300 në gjuhën shqipe, madje lejohet të marrësh pjesë në provat e praktikës edhe duke pasur me vete një përkthyes.

Por, qeveria aktuale britanike do të ndalojë marrjen e testeve të patentave të makinë në gjuhë të huaja. Shkaku është frika në rritje se dhjetëra persona që kanë marrë patentat nuk dinë të lexojnë shenjat e rrugëve të shkruara në anglisht.

Ministri i Transporteve, Mike Penning, tha se siguria në rrugë dhe jo korrektesa politike duhet të jetë prioriteti ynë.

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 1500 vetë kanë dhënë provimet e teorisë për shoferë autobusash në gjuhë të huaja. Taksapaguesit britanikë paguajnë për kostot e përkthimeve të testeve të teorisë në gjuhë të huaja, ndërkohë që për përkthimet në provimin e praktikës e paguajnë vetë praktikantët.

Zyrtarët e transportit besojnë se në vendet e tjera rrallë lejohet që provimet e teorisë dhe praktikës të bëhen në gjuhë të huaja.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Topi: Qeveritarët të mësojnë komunikimin
“Topalli? Të mësojë të flasë shqip”
Rama: Vendimi i Topit, i drejtë
Historia e një krimi shtetëror
Mijëra persona në Times Square të Nju Jorkut
Berisha: Rama, garanci për bllokim

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›