E Shtunë, 31 Tetor 2026

Woody Allen ia ndryshon titullin filmit

Titulli i filmit të ardhshëm të regjisorit Woody Allen, i cili është xhiruar në Romë, është ndryshuar në ‘Nero Fiddled’. Allen me sa duket e ka marrë vendimin pasi ka nxjerrë përfundimin se titulli fillestar, ‘The Bop Decameron’, ishte shumë konfuz.

Në një deklaratë Allen tha: “Nuk mund ta besoj se sa pak njerëz kanë dëgjuar për ‘Dekameronin’ madje edhe në Romë. Dhe ata pak njerëz që kanë dëgjuar për të kanë supozuar se filmi ishte i bazuar në tregimet e Boccaccio-s, gjë që nuk është kështu”.

Roma është ndalesa e fundit europiane për regjisorin Allen pas një vargu të filmave të vendosur në Britani, Spanjë dhe Francë, i fundit prej të cilëve, ‘Midnight in Paris’, është bërë filmi më i suksesshëm komercial në karrierën e tij si regjisor.

‘Nero Fiddled’, përmbledhja në katër pjesë e tregimeve të vendosura në kryeqytetin italian, ka në kast aktorët Jesse Eisenberg, Ellen Page, Penelope Cruz dhe Roberto Benigni, bashkë me vet Allen dhe pritet të lëshohet në vitin 2012.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›