E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, mbyllet debati i tretë dhe i fundit televiziv për kryeministrinë



Debati tretë dhe i fundit televiziv mes tre lidërve kryesore të politikës britanike, të cilët ndodhen në kulmin e garës së tyre për zgjedhjet e 6 majit është mbyllur të enjten vonë në mbrëmje. Në debatin e transmetuar nga BBC, mes liderit liberal-demokrat Nik Kleg, konservatorit Devid Kamerun dhe kryeministrit aktual liberal Gordon Braun, kryefjalë e debatit ishte ekonomia e vendit, situata financiare, emigracioni dhe papunësia.
Sondazhet e opinionit kanë nxjerrë konservatorët në krye, por parashikojnë gjithshtu se liberal-demokratët do të marrin vota të konsiderueshme si sfidë për dy partitë kryesore tradicionale. Gjatë një pyetje nga një anëtar i publikut se si çdo parti do ta ulë defiçitin, Kamerun kritikoi të dhënat ekonomike të Braun dhe përmendi spektrin e krizës që ka goditur Greqinë. "Arsyeja që ne jemi në këtë debat është se duhen prerë shpenzimet për të ulur taksat. Kryeministri dhe qeveria në pushtet e kanë lënë ekonominë e vendit në defiçit buxhetor, saqë këtë vit pritet të jetë më i madh se në Greqi", ka thënë Kamerun. Ndërkohë në sondazhin e publikuar nga YouGov menjëherë pas debatit, Devid Kamerun ka kryesuar me 41 përqind të preferencave të anglezëve, në vend të dytë Kleg me 32 përqind dhe vetëm 25 përqind për kryeministrin Gordon Braun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›