Britani, miliarderët nuk e vuajnë aspak krizën

Miliarderët në Britaninë e Madhe nuk e vuajnë aspak krizën, pasi ata janë gjithnjë e më të pasur. Sipas klasifikimit të kryer nga “Sunday Times” , ne listën e 1000 miliarderëve britanikë , kanë shtuar pasurinë e tyre me 5 % gjatë vitit të fundit, ose e thënë ndryshe, me 414 miliardë sterlina, ose 508 mld euro, shifra më e lartë kjo gjatë 24 viteve të fundit. Në tre vendet e para të klasifikimit janë tre manjatë të lindur jashtë britanisë së madhe, indiani Lakshmi Mittal, uzbeku Alisher Usmanov, president i Arsenalit dhe rusi mjaft i famshëm Roman Abramovich, që zotëron klubin e Çelsit.