E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, bisedimet me talebanët në "rrugë të duhur"

Qeveria në Afganistan ka deklaruar se bisedimet me talebanët janë "në rrugën e duhur" drejt një zgjidhjeje të negociuar pas luftës afgane të vjetër një dekadë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Xhanan Mosazai është cituar nga agjencia e lajmeve AFP t`iu ketë thënë gazetarëve në Kabul se "procesi i paqes me talebanët është ende në rrugën e duhur."

Raporti, megjithatë, thotë se talebanët kanë refuzuar rishtas se kanë rifilluar bisedimet me Shtetet e Bashkuara apo të qeverisë afgane.

Talebanët ndërprenë kontaktet paraprake me SHBA-të në shtetin e Katarit në muajin mars, duke e akuzuar Uashingtonin se ka një pozicion të paqartë.

Ambasadori amerikan në Pakistan, Kameron Manter, të shtunën tha se nuk mund të ketë gjasa që të arrihet paqja në Afganistan pa i përfshirë talebanët në negociata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›