Britani, minorenët të mësojnë për seksin që në moshën 15-vjeçare
Parlamenti anglez ka votuar një ligj të ri me anë të të cilit i detyron prindërit që fëmijët e tyre të mësojnë për edukatën seksuale që në moshën 15 vjeçare. Në ligjin e mëparshëm prindërit anglez mund të mos i lejonin fëmijët e tyre që të informoheshin rreth fenomenit të seksit që në moshën 15-vjeçare.
Por tani e mbrapa në Britani prindërit që nuk i lejojnë fëmijët e tyre që të informohen për seksualitetin që në moshën 15-vjeçare, do t'iu hiqet kujdestaria e fëmijëve të tyre.
Pjesë e paketës ligjore që është votuar në Britani janë edhe tematikat e ndryshme që do të diskutohen për çështjen e seksualitetit. Minorenët britanikë 15-vjeçarë do të kenë mundësi që informohen edhe për temat e aborti dhe homoseksualitetit.
Lëndën e edukatës seksuale minorenët britanikë do ta kenë në programin e tyre mësimor që në moshën 15-vjeçare. Ky ligj pritet që të shkaktojë një furtunë të vërtetë polemikash në Britaninë e Madhe. Në këtë vend ka shumë kolegje fetare, si myslimane edhe të krishterë, në të cilat nuk trajtohen asnjëherë temat e seksualitetit pasi quhen tabu.