Prifti: Në korrik pensionet rriten me 10%

Rriten pensionet me 10 përqind në korrikun e vitit që vjen. Kështu ka deklaruar ministri i Ekonomisë, tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti. Sipas tij, e gjitha kjo ka ardhur si rezultat i rritjes ekonomike dhe i mirëmenaxhimit të të ardhurave. Ndërkohë që qeveria ka ndikuar duke aprovuar një buxhet i cili është rritur me 12 përqind këtë vit. Vëmendje do t'i kushtohet dhe bujqësisë pasi me buxhetin e ri do të ketë më tepër mundësi për investime.
Ministri Prifti deklaroi ndër të tjera se do të ndalohte përdorimi i naftës D2 e cila do të lejohet të përdoret vetëm për industrinë.
Me krijimin e qeverisë së re priten dhe reforma të reja në ministri dhe një prej tyre është dhe dixhitalizimi i ministrisë së Ekonomisë me të dhëna mbi pasuritë ujore apo minerale. Me miratimin e buxhetit të ri pritet gjithashtu t'i kushtohet më tepër vëmendje familjeve të varfëra të cilat në vendin tonë zënë rreth 1.3 përqind.