E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, në kërkim të ekspertëve kompjuterikë

Shërbimet sekrete në Britani kanë nevojë për ekspertë të sigurisë kompjuterike. Tashmë po kthehet në një betejë të vertetë, që nga koha kur sulmet e hacker-ave janë bërë të paevitueshme.

Kështu, duke nisur nga data 3 nëntor, Institucioni i Përgjithshëm Qeveritar për Komunikimin, ka nisur testimin  e saj online.

Ky institucion ka vendosur të bashkëpunojë me ekspertë të rinj në web, pasi  kryeministri David Cameron, në një dokument, ishte ankuar për mungesën e “specialistëve të internetit”, të cilët janë në gjendje për t’iu përgjigjur ndaj sulmeve kompjuterike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›