E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, nëntori më i ngrohtë në 353 vite

Nëntori mund të mbyllet si muaji më i nxehtë i 353 viteve të fundit në Britaninë e Madhe.

Këtë fundjavë temperatura mesatare ishte 18 gradë celsius.

Pjesa më e madhe e vendit ishte më e ngrohtë se Siria dhe Korfuzi, ndërsa fëmijët kanë luajtur në bregdet sikur të ishte stina e verës.

Kjo javë pritet të mbyllet me një temperaturë mesatare 15 gradë celsius, pasi nuk ka shenja për përkeqësim të motit.

Ky nëntor është një nga gjashtë më të ngrohtit në historinë e Britanisë.

Mesatarja e temperaturës për këtë muaj deri tani është 10.6 gradë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›