E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blanc nuk e ka caktuar formacionin

Edhe pse Franca është në përmirësim e sipër dhe është e pamposhtur në 16 ndeshje, selektori Laurent Blanc ende nuk ka vendosur formacionin bazë të ekipit dhe do të vazhdojë të eksperimentojë kundër Belgjikës në miqësoren e së martës.

Sulmuesi Karim Benzema, mbrojtësi Philippe Mexes dhe portieri i Lyonit Hugo Loris janë shfaqur si futbollistët kyç të Francës në vitin e fundit por pozitat tjera duket se janë ende në dispozicion para Euro 2012.

“Ka shumë futbollistë në konkurrencë për secilën pozitë”, tha Blanc për mediet franceze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›