Zgjedhjet në Osetinë e Jugut në balotazh

Zyrtarë në provincën separatiste të Gjeorgjisë, Osetinë e Jugut, thonë se zgjedhjet presidenciale do të shkojnë në balotazh.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se kandidati që po mbështetet nga Kremlini, Anatoli Bibilov, që është tash për tash ministër i Emergjencave, dhe ish-ministri i Arsimit, Alla Dzhiojeva, të dy kanë fituar nga rreth 25 për qind të votave në rrethin e parë.
Balotazhi pritet të mbahet brenda dy javëve.
Osetia e Jugut, është udhëhequr që prej vitit 2011 nga Eduard Kokoiti, i cili po largohet pas dy mandateve. Përveç Rusisë, janë të pakta vendet që e kanë njohur këtë rajon si të pavarur.