Britani, një diamant blu shitet në ankand për 7,3 mln euro!
LONDËR- Një diamant ngjyrë blu 5,30 karat, i vendosur në një unazë, u shit në Londër me një vlerë prej 7,3 milionë euro, ose 9,5 milionë dollarë, bënë të ditur burime zyrtare britanike.
Stolia arriti një vlerë prej 1,8 milionë dollarë për karat, ose 1,4 milionë euro duke thyer kështu rekordin e mëparshëm për një diamant ngjyrë blu, që ishte shitur 1,68 milionë dollarë për karat.
"Unaza u vlerësua fillimisht me një vlerë prej 1,5 milionë paund", theksuan burimet zyrtare vendase.
"Diamantet ngjyrë blu janë shumë të rrallë", shtuan burimet zyrtare britanike.
Më i famshmi është diamanti "Hope", një gur i çmuar 45,52 karat.
(d.b/BalkanWeb)