E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, përmbytje për shkak të reshjeve të dendura

Erëra të forta dhe reshje te dendura të shiut kanë goditur pjesën jugore të Anglisë, gjatë fundjavës, në atë që është përshkruar si stuhia më e keqe e vitit. Disa zona të Dorset, në brigjet jugore të Anglisë, janë përmbytur pas përkeqësimit të kushteve atmosferike, ndërsa banorët kanë patur probleme të shumta. Keqaz është goditur edhe Wales-i perëndimor, ndërkohë që njëri ndër parqet më të frekuentuar është përmbytur gjithashtu duke shkaktuar një situatë të mjerueshme. Erërat që në disa zona kanë arritur një shpejtësi prej 100 kilometrash në orë, kanë bërë që disa linja elektrike të dëmtohen në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ka njoftime edhe për persona të bllokuar në automjetet e tyre. Nga stacionet meteorologjike ka patur gjithashtu raportime për tornado në disa pjesë të Anglisë jugore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›