E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolumbia synon shtendosjen e marrëdhënieve me Venezuelën

Kolumbia ka arrestuar brenda territorit të vet katër pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Venezuelës dhe theksoi se i ka liruar menjëherë ata, gjest ky i cili kishte për qëllim zbutjen e tendosjeve diplomatike mes dy shteteve fqinje.

Javën e kaluar, presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, urdhëroi ushtrinë e tij që të përgatitet për luftë, duke tërhequr vërejtjen se marrëveshja për bashkëpunim ushtarak mes Kolumbisë dhe SHBA-së mund të hap shtegun për invadimin e Venezuelës.

Bogota dhe Washingtoni kanë hedhur poshtë këto akuza, duke theksuar se marrëveshja ushtarake ka për qëllim luftën e trafikantëve të drogës dhe grupeve kryengritëse në Venezuelë.

Katër pjesëtarët e Gardës u arrestuan nga flota detare e Kolumbisë, përderisa po lundronin me anije në një lum, në provincën kufitare Vichada.

Grindja mes presidentit konservator të Kolumbisë, Alvaro Uribe dhe presidentit socialist të Venezuelës, Chavez, ka reduktuar tregtinë bilaterale mes dy vendeve, e cila vitin e kaluar ka pasur një vlerë prej 7 miliardë dollarë dhe ka shtuar tendosjet në brezin kufitar mes dy vendeve. Por analistët kanë vlerësuar se gjasat për shpërthimin e luftës mes dy shteteve janë të vogla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›