E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, pijaneci më i vogël në botë është një 3 vjeçar

BRITANI- ‘Pijaneci’ më i vogël në botë është vetëm tre vjec. rasti skandaloz eshte zbuluar nga mjeket britanike, qe e kane cilesuar gjithcka te tmerrshme  dhe eshte publikuar ne “The Sun”.

Sipas mjekeve, qe po e mbajne te shtruar femijen me kura kunder alkoolizimit, ai ka marre alkool për gjashtë muaj me radhë dhe vuante nga dridhje trupi të papritura e ndryshime të shpeshta humori.

Të diagnostikohesh si i alkoolizuar do të thotë se ky fëmijë ishte i varur nga pija. Prindërit e kanë bërë që të pijë shumë alkool dhe kjo është një gjë e tmerrshme- ka thene mjeku per mediat britanike.

Vetem nje muaj me pare ‘rekordin’ e kishte thyer nje vajze 8-vjeçare skoceze.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›