Mistere
Britanikja 11-vjeçare, më e zgjuar se Anjshtajni
Britanikja Victoria Cowie është vetëm 11 vjeçare, ndërsa është më e mençur se Albert Einsteni, bile ia kalon edhe fizikanit Stephen Hawking ose miliarderit Bill Gates. Koeficienti i saj i inteligjencës është 162 dhe tashmë është anëtare e MENSA-s.
Kjo nxënëse kohë më parë kreu testin e inteligjencës (IQ) dhe u vërtetua se është më inteligjente se fizikanët Albert Einstein dhe Stephen Haëking, IQ e të cilëve është regjistruar si 160.
Megjithatë, Cowie thotë se ajo nuk dallon prej nxënësve tjerë në shkollë. “Kur mora rezultatin vërtetë mbeta e befasuar. Pak është frikësuese kur ju krahasojnë me mendjet e ndritura, por ndjehem mirë për faktin se vlerësohem si shumë e mençur”, i tha britanikja gazetës “Daily Mail”.
Vajza tha se i pëlqen t’i zgjidhë enigmat dhe planifikon ta regjistrojë fakultetin e shkencave. Nëna e vajzës, Alison, deklaroi se ajo gjithmonë e ka ditur që vajza e saj është e mençur, por as nuk ka shpresuar se bën pjesë në dy për qind të popullsisë së botës që kanë koeficient aq të lartë të inteligjencës. Victoria është vajzë e talentuar ajo luan në piano, violonçel dhe saksofon. Është e interesuar në shkencat natyrore dhe thotë se do ta studioj biologjinë.
Pjata e vërtetë fluturuese “kapet” në pikë të lëndinës?
Në raste të rralla mund të jemi dëshmitarë të një xhirimi kaq të pastër kristal siç e ka kapur 72 vjeçari nga Doveri gjatë një shëtitjeje të zakonshme me qenin e tij kur hasi në diçka shumë të pazakontë. Plaku xhiroi pjatën e vërtetë fluturuese!
Në video shihet një objekt duke fluturuar mbi një lëndinë, ndërsa më pas “fshihet” pas drunjve dhe papritmas si shigjetë fluturon drejt qiellit. Në këtë moment vrapon edhe qeni, të cilin me sa duket e ka frikësuar lëvizja e shpejtë e objektit.
Edhe pse ende po diskutohet për autenticitetin e videos, tani për tani të gjitha faktet na lënë të kuptojmë se kjo është një video e vërtetë ose në tërë këtë punë kanë gisht animatorë shumë të zotë.
Shkollën e kapluan shpirtrat, ndërpritet mësimi
Fëmijët në qytetin Kondhëi të Indisë prej të hënës së kaluar nuk dëshirojnë të shkojnë në shkollë sepse thonë se shpirtrat i ndjekin nëpër klasat e mësimit, shkruan Indian Express.
Nga frika prej shpirtrave në shkollën Lady Haleema Begum Urdu nuk u paraqitën në mësim që pesë ditë.
Prindërit u besojnë dhe nuk i lënë të shkojnë në shkollë. Kohë më parë një mësues e nxori njërin prej nxënësve në dërrasën e zezë që ta lexojë një tekst dhe më pas nxënësi duke bërtitur u largua nga klasa duke thënë se në dërrasë të zezë nuk shkruante asgjë por i kishte dalë “një lugat” i bardhë.
Drejtori i shkollës, tha se kjo është bërë për inati për ta prishur imazhin e shkollës dhe kërkoi hetim nga policia lidhur me rastin. Shkolla, me shpresë se fëmijët do të lirohen nga frika, shtyu vazhdimin e mësimit deri të hënën.
Mijëra peshq mësyjnë plazhin në Akapulko
Në plazhin e Acapulcos në Meksiko gjatë fundjavës është shënuar një pamje e pazakontë. Mijëra peshq, që i përngjanin një njolle nafte të derdhur në det, befasuan vizitorët e vendpushimit të njohur, por gëzuan peshkatarët e shumtë të cilët vrapuan për të kapur sa më shumë sardele.
Ekspertët besojnë se ky fenomen mund të ketë lidhje me cunamin në Japoni.
“Ishin rreth 30 peshkatarë, por edhe njerëz të cilët janë argëtuar me fëmijë duke kapur peshq”, tha njëri prej dëshmitarëve, shkruan Daily Mail.
Peshkatarët në Acapulco thonë se kurrë nuk kishin parë një pamje të tillë, por sido që të jetë ishin gëzuar shumë.