Jane Eyre në kohën e duhur

Nga Express më 14 mars 2011 në ora 14:48
Aktorja Mia Wasiskowska ishte interesuar që të luaj Jane Eyre për ekranin e madh, madje para se projekti të paralajmërohet.
Aktorja e “Aussie” – e cila luan një rol kryesor në filmin e ri që bazohet në romanin e shkrimtares Charlotte Bronte- ka thënë se tregimi i këtij romani e ka prekur atë qëkurse e kishte lexuar në vitin 2009.
“Isha duke e lexuar librin në mes të vitit 2009 para se të fillonte ku projekt apo të dukej në horizont. Isha në gjysmë të tij dhe ja dërgova një email agjentit tim ku i thas, ‘Ky roman është fantastik. A ka ndonjë skenar të shkruar rreth ngjarjes që ndodh këtu”, ka treguar ajo.