E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, policia arreston një lider të mafias siciliane

LONDËR - Një lider i mafias siçiliane, Domenico Rancadore, i dënuar me shtatë vjet burg në Itali për lidhje me "Cosa Nostra"-n, u arrestua në Londër, bëri të ditur sot policia britanike.

"Dje policia arrestoi Domenico Rancadore, 64 vjeç, i cili pritet të dënohet me shtatë vjet burg për aktivitete mafjoze të ushtruar gjatë periudhës 17 dhjetor 1987-13 prill 1995 në Palermo, Itali", theksoi policia në një komunikatë.

"Ai ndodhet në paraburgim dhe pritet të paraqitet në gjykatën e Uestminsterit, në Londër", sipas të njëjtit burim.

Personi i martuar me një shtetase britanike dhe babai i dy fëmijëve ishte i kërkuar nga policia, që nga viti 1994.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›