E Diel, 1 Nëntor 2026

Një gazetar investigativ antikorrupsion arrestohet për korrupsion!

HANOI- Një gazetar investigativ vietnamez i njohur për hetimet e korrupsionit në vendin komunist, u arrestua nën akuzën e marrjes së ryshfeteve, njoftoi sot shtypi vietnamez.

"Vo Thanh Tung, 31 vjeç, i cili punonte për të përditshmen 'Ligji' të Departamentit të Drejtësisë të qytetit Ho Chi Minh, u pa duke marrë para nga pronari i një bar kafeje", citoi në një shkrim e përditshmja "Tuoi Tre".

"Policia arrestoi gazetarin, Tung dhe kontrolloi shtëpinë e tij, duke konfiskuar një shkop gome, pranga, kompjutera, aparate fotografike dhe dokumente", shtoi e përditshmja.

"Dy përkthyes që punonin me të u arrestuan gjithashtu", citon më tej shkrimi i gazetës.

Gazetari, që përgëzohej vazhdimisht mbi punën e tij investigative u vlerësua në qershor me një çmim nga shtypi i qytetit Ho Chi Minh për një seri artikujsh mbi ryshfetet e marra nga policët rrugorë prej shoferëve të kamionëve dhe autobusëve.

Vietnami, ku shtypi dhe televizionet janë nën kontrollin e shtetit, klasifikohet në vendin e 172-të për lirinë e shtypit nga 179 vende në total.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›