Britani, rriten numri i shqiptarëve ilegalë

“Marrëzia e heqjes së kufijve brenda Zonës Shengen tashmë duket sheshit. Përpara se vendeve të Evropës Lindore t’u hiqej regjimi i vizave në 2010-ën, zyrtarët britanikë të emigracionit kapnin mesatarisht në javë dy emigrantë shqiptarë të futur në mënyrë të paligjshme”, shkruan sot gazeta britanike "The Daily Express" , e njohur për qëndrimin e saj antiemigracion.
Sapo Brukseli hapi dyert, 229 persona u kthyen mbrapsht gjatë muajve korrik-shtator 2011, pra, një rritje prej 800 për qind. Studimi i “Frontex”, Agjencia e Kufijve e BE-së, zbuloi se në të njëjtën periudhë, 3 350 shqiptarë janë dëbuar nga kufijtë e Bashkimit Evropian - shtatë herë më tepër se një vit më parë. Këto shifra u bënë publike një javë pasi BE-ja çeli bisedimet për liberalizimin e vizave me Kosovën. Ekspertët tremben se kjo do të sjellë në Britaninë e Madhe një tjetër valë emigrantësh të paligjshëm dhe kriminelësh, të cilët do të përfitojnë nga kontrolli i dobët i kufijve.
Përfaqësues të politikave anti-emigracion vunë fort theksin te shifrat e sipërpërmendura, duke thënë se është vërtetuar që, edhe pse Britania e Madhe nuk është pjesë e Zonës Shengen, hapja e kufijve sërish ndikon negativisht për të.
“Kemi dhënë vazhdimisht paralajmërime për këtë efekt të liberalizimit të vizave. Këto shifra do të jenë vetëm maja e ajsbergut, pasi përfaqësojnë vetëm personat e kapur”, citon gazeta, Garet Baen, zëdhënës i një grupi që kundërshton hapjen e kufijve. Një tjetër zëdhënës u shpreh se”këto të dhëna janë një tregues i fortë për të na kujtuar se duhet t’i mbajmë nën kontroll kufijtë tanë, jo t’i lëshojmë”. /E.B/S.Ll/Start/
2012-01-30 15:12