SHBA, Paneta: Irani bombë bërthamore brenda 1 viti
SHBA- Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, shpreh shqetësimin se Irani mund të prodhojë armë bërthamore brenda një viti, nëse për këtë vendos Republika Islamike.
Duke folur në programin televiziv në SHBA, “60 minuta”, Paneta tha se Iranit do t’i duhen edhe dy ose tri vjet për të prodhuar mekanizmin që do të dërgonte armën në destinacionin e caktuar.
“Ekziston konsensusi që nëse Irani vendosë të shkojë përpara me këtë, do t’i duhen rreth një vit për të prodhuar armën bërthamore, dhe më pas edhe një apo dy vjet për të formuar raketa apo mjete tjera, që do ta çonin armën në objektivin e caktuar”,- tha Paneta.
Komentet e Panetës vijnë pak kohë pasi një ekip i inspektorëve të agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore, filloi një mision të ri në Iran, për të monitoruar aktivitetet bërthamore.
Irani në mënyrë të vazhdueshme ka mohuar se po tenton të krijojë armë bërthamore, por një raport i agjencisë, i publikuar në muajin nëntor, tha se disa aspekte të programit mund të kenë përmbajtje ushtarake.
(el.me/BalkanWeb)