E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, truprojet femra më të kërkuarat në treg

PEKIN- Keni nevojë për mbrojtje, atëherë vendos të punësosh një truproje dhe pse jo, zgjidh që ajo të jetë femër. Në Kinë femrat e pushtetshme kërkojnë gjithmnë të punësojnë një truproje, për ti mbrojtur dhe mbi të gjitha që ajo të ketë të njëjtin seks me to

Në Pekin, ekziston një shkollë, e cila është e bindur se tregu për femra truproje është në rritje. Drejtuesja e kësaj shkolle, Çen Jongxhing, tregon arsyen:

Në shkollë, kandidatet fitojnë aftësitë që ju duhen për të mbrojtur një punëdhënës të pasur. Ato mësohen të grushtojnë dhe të shqelmojnë, të bllokojnë një sulm me thikë, të çarmatosin një preson të armatosur, dhe sidomos, të ngasin veturën shpejt.

Shkolla gjithashtu punon që kursantet e tyre të fitojnë edhe rezistencë mendore. Gjatë kursit duhet të përballojnë prova të tilla si thyerje shishesh në kokë për të treguar aftësinë e tyre për të mos ndier dhimbje.

Në Kinë, gratë shikohen si një grup i rrezikuar, dhe shoqëria gjithmonë i shikon nga lart. Të diplomuarat nga kjo shkollë mund të gjejnë një punë që paguhet mirë, së paku 800 dollarë në muaj.
(el.me./BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›