Britani spiunia ruse mund te qendroje

Një shtetase ruse, e dyshuar për spiunazh dhe që pati një marrëdhënie romantike me një deputet të parlamentit britanik fitoi apelin kundër ekstradimit të saj në Rusi.
Zyra e Emigracionit pranoi se nuk ka asnjë provë për të treguar se Katia Zatguliveter u lidh me politikanin, Mike Hanckock, për të siguruar nga ai sekrete të rëndësishme shtetërore.
26-vjeçarja ishte pjesë e komisionit personal të deputetit 65-vjeçar, mbi kërkimet parlamentare. Ministria e Brendshme u shpreh e pakënaqur me vendimin e gjykatës, por shtoi se e respekton atë dhe se nuk do të ngrejë çështjen në ndonjë instancë tjetër.
”Asgjë materiale dhe konkrete nuk na bën që të mendojmë, aq më tepër të vërtetojmë, se ajo shfrytëzoi lidhjen e saj me Zotin Hancock për të mirën e shtetit rus”, lexohej në komunikatën e gjykatës.
Sipas akuzës, një pjesë e protokollit të së cilës nuk është bërë publike, Zatguliveter u përpoq të shfrytëzonte romancën e saj për të siguruar të dhëna mbi strategjitë e mbrojtjes së Britanisë së Madhe, pasi deputeti 65-vjeçar ishte edhe pjesë e Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Homazhe Dëshmorëve të Kombit
Rama e Meta, kurora me lule te monumenti "Nënë Shqipëri"
Clirimi me dy data
Rexhepi: Forcë proporcionale ndaj serbëve
Kriza, skenarët për euron
Berisha: Kemi klimën më të mirë për biznesin