E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arabia Saudite Kujdes ne Siri


Pas Shteteve të Bashkuar dhe vendeve të tjera Perëndimore, edhe Arabia Saudite u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të saj të lënë sa më parë Sirinë.

“Për shkaqe të sigurisë së jetës u apelojmë të gjithë qytetarëve tanë në Siri të lënë vendin sa më parë e të udhëtojnë për në shtete tjera fqinje ku situata është më e sigurtë. Gjithashtu u apelojmë shtetasve të tjerë të mos udhëtojnë drejt Sirisë, po për të njëjtat arsye”, thuhet në një komunikatë zyrtare të shpërndarë nga Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite.

Situata në Siri vijon të mbetet e tensionuar, megjithë presionet ndërkombëtare kundër presidentit, SiriaRusia: Mjaft me ultimatume ndaj Sirisë OKB: Në Siri, krime kundër njerëzimit Liga Arabe shpall sanksionet ndaj Sirisë Bashar al-Assad për të ndalur dhunën ndaj civilëve. Apel u është dërguar edhe forcave opozitare të armatosura, të cilave u është kërkuar të mos ndërmarrin asnjë operacion kundër autoriteteve pa qenë të provokuara më parë.

Uashingtoni disa herë ka paralajmëruar për rrezikun e një lufte civile në Siri, ndërsa Liga Arabe nga ana e saj vendosi disa sanksione kundër Damaskut pas ultimatumeve dërguar Assad-it pas takimit të lidërve të saj në javën e shkuar në Marok.

Ndërkohë, Rusia dhe Kina, dy anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit kanë kërkuar dhënien fund të ultimatumeve dhe presioneve ndaj Sirisë. Moska deklaron se situata në vend mbetet e tensionuar, por se është një cështje që duhet të zgjidhet nga vetë sirianët, pa ndërhyrjen ndërkombëtare.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Homazhe Dëshmorëve të Kombit
Rama e Meta, kurora me lule te monumenti "Nënë Shqipëri"
Clirimi me dy data
Rexhepi: Forcë proporcionale ndaj serbëve
Kriza, skenarët për euron
Berisha: Kemi klimën më të mirë për biznesin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›