E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurozone Ministrat e Financave debatojne per krizen


Ministrat e Jashtëm të Financave do të takohen në Bruksel gjatë orëve të mbrëmjes se ditës së martë, për të diskutuar mbi mundësinë e rritjes së fondit të shpëtimit, i konsideruar si thelbësor për parandalimin e kolapsit financiar në vende të tjera.

Gjithashtu, pritet të diskutohet huaja shtesë që Greqia ka kërkuar. Liderat europianë shpresojnë në arritjen e një marrëveshje për të rritur fondin e “stabilitetit” në një trilion euro.

Rritja e fondit aktual prej 440 miliardë eurosh shihet si shumë i rëndësishëm nga investitorët për të luftuar krizën e borxheve. Një prej mënyrave për të rritur këtë fond, besohet se do të jetë joshja e investitorëve nëpërmjet interesave të lartë mbi bonot shtetërore të thesarit.

Kriza FinanciareKriza, skenarët për euron Polonia: Gjermania të shpëtojë eurozonën Obama: Mbështetje BE-së për krizën Ndërsa hua madhore janë akorduar për Greqinë, Portugalinë dhe Irlandën, Europa do të gjendej përballë një krize shumë më serioze nëse dy ekonomi shumë më të mëdha si Italia dhe Spanja do të kalonin në kolaps.

Frika se Italia mund të ketë nevojë për asistencë financiare, u rrit edhe më shumë të martën, falë një shtrenjtimi rekord në interesat për huamarrjen. Në emetimin e letrave 10-vjeçare me vlerë, Roma pagoi interesa prej 7,6%, nga vetëm 6,1% që kishte paguar një muaj më parë. Kjo është një shenjë e qartë e besimit gjithmonë në rënie të investitorëve ndaj autoriteteve italiane.

Takimi i Ministrave të Financave vjen një ditë pasi presidenti amerikan, Barack Obama, u takua me liderat me të lartë të Bashkimit Europian, për të biseduar rreth krizës së borxheve. Në një deklaratë mbështetëse, ai u shpreh se "SHBA nuk do të lërë të vetme Europën në këtë moment të vështirë".

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Homazhe Dëshmorëve të Kombit
Rama e Meta, kurora me lule te monumenti "Nënë Shqipëri"
Clirimi me dy data
Rexhepi: Forcë proporcionale ndaj serbëve
Kriza, skenarët për euron
Berisha: Kemi klimën më të mirë për biznesin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›