E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, vdes novelisti i famshëm Dick Frensis në moshën 89-vjeçare

Shkrimtari Bestselling i librave thriller Dick Frensis vdiq ditën e diel në moshën 89-vjeçare. Frensis ishte një kampion në garat me kuaj përpara se të shkruante. Një dëmtim e detyroi Frensis të merrte penën ku fillimisht shkruajti për një gazetë kombëtare dhe më pas prodhoi 40 novela, ku shumë prej tyre u bënë bestseller në të gjithë botën.
Shumë vetë e përshkruan Frensis si një njeri të nderuar, ndërkohë Mbretëresha Elizabet ishte ndër lexuesit më të apasionuar të romaneve të tij.
Fransis i cili ishte djali i një menaxheri lindi në Uells dhe e braktisi shkollën në moshën 15-vjeçare. Shkrimtari shërbeu si pilot për Royal Air Force gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Fransis ishte një nga më të suksesshmit e pasluftës në Britani në garat me kuaj, megjithatë ai nuk arriti të fitonte kurrë "The Grand National".
Karriera e tij u ndërpre në vitin 1957 kur ai u tërhoq përfundimisht pas një dëmtimi serioz gjatë një rënie të rrezikshme.
çmimet e librave të tij fitues janë të mbushur me mister dhe me intrigë.Ndër librat e tij më të suksesshëm janë: "Dead Cert", "In the Frame" dhe "To the Hilt".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›