E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Biden kritika Cheney-t për çështjet e sigurisë

Zv/presidenti amerikan, Joe Biden tha se ish zv/presidenti Dick Cheney është i keqinformuar ose po keqinformon publikun në kritikat e tij ndaj vendosmërisë së administratës Obama për të luftuar terrorizmin.
Në një intervistë që dha në televizion, Biden tha se Cheney po përpiqet të rishkruajë historinë.
Cheney vazhdon të jetë kritiku kryesor republikan i politikave të presidentit Obama për sigurimin kombëtar. Ish zv/presidenti ka thënë se presidenti Barack Obama pretendon se Shtetet e Bashkuara nuk janë luftë me terroristët dhe se për pasojë amerikanët janë më pak të sigurt.
Por sipas zv/presidentit Biden, Shtetet e Bashkuara kanë patur më tepër sukses në asgjësimin e udhëheqësve të al-Qaedës gjatë administratës Obama se sa gjatë viteve kur në Shtëpinë e Bardhë ishin presidenti George Bush dhe zëvendësi i tij Cheney. Biden tha se forcat amerikane kanë eliminuar 12 nga 20 udhëheqësit kryesorë të al-Qaedës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›