Britania Dialog per planin Ahtisari Plus

Ambasadori britanik në Serbi, Michael Davenport ka deklaruar se vendi i tij është i hapur për të biseduar mbi të ashtuquajturin plani “Ahtisaari Plus” për Kosovën.
Ai ka vënë në pah se ka vend për disa mënyra për mbrojtjen e pakicave dhe interesave të Serbisë në Kosovë.
“Jemi të hapur për cdo sugjerim në lidhje me mënyrën se si mund të zbatohet ky plan. Unë mendoj se zbatimi mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Sigurisht që ne jemi të hapur për këtë lloj bisede”, ka thënë Davenport në një intervistë për “Danas”.
Davenport ka theksuar se mund të bisedohet për gjithcka që merr parasysh pavarësinë e Kosovës, duke nënvizuar se është e rëndësishme që të ketë respekt absolut për të drejtat e pakicave në Kosovë.
I pyetur nëse heqja e institucioneve në veri të Kosovës është kusht që Serbia të marrë datën fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, Davenport ka thënë se Serbia duhet të dëshmojë gatishmëri të qartë për të dhënë llogari për strukturat paralele, ekzistenca e të cilave është në kundërshtim me kornizat ligjore e ndërkombëtare në Kosovë.
“Komisioni Evropian e bëri të qartë se cfarë duhet të bëjë Beogradi në lidhje me Kosovën nëse dëshiron statusin e kandidatit. Kjo do të thotë angazhim konstruktiv në dialogun me Prishtinën dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani”, ka shtuar Davenport.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Thaci: S’jemi në luftë me banorët e veriut
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se qeveria e tij nuk është në luftë me banorët serbë të veriut të vendit. Serbët sërish barrikada në Bërnjak
Në afërsi të vijës kufitare në Bërnjak serbët lokale kanë ngritur serish një barrikadë prej druri. Mediat serbe raportojnë se, barrikadat u ngrit pasi KFOR-i ditën e premte largoi barrikadat e formuara nga kamionët e vendosur nga serbët. Kuçi: Nuk lutemi për dialog
Kosova ka vullnet, por nuk i lutet Serbise per të vazhduar dialogun. Keshtu deklaroi të premten zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Lunaçek: Kosova të kryejë detyrat
Teksa presidentit të Serbisë Boris Tadiç i është bërë e qartë se Serbia nuk do ta marrë statusin e vendit kandidat pa vazhduar dialogun me Kosovën dhe pa rregulluar më parë raportet fqinjësore, Kosovës i rekomandohet që të kryejë detyrat e saj të “shtëpisë” sa i përket integrimit drejt BE-së.
BE "shkëput" Kosovën nga Serbia
Bashkimi Evropian tashmë në hartën e saj zyrtare e ka shkëputur Kosovën nga Serbia.
Lajmet kryesore
Rindërtimi i sheshit "Skënderbej"
Punimet provizore dhe miliona euro që shkojnë dëm
Ndërpriten kërkimet për marinarët e zhdukur
Mikrokredia nuk njeh krizë
Grekët kundër reduktimit të borxhit
BSH kërkon forcimin e mbikëqyrjes te bankat