Thaci Sjemi ne lufte me banoret e veriut

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se qeveria e tij nuk është në luftë me banorët serbë të veriut të vendit.
“Mes qeverisë dhe qytetarëve në veri të vendit nuk ka konflikt. Ata janë qytetarë të Kosovës dhe unë jam në shërbim të tyre”, ka deklaruar Thaci.
Deklaratën e tij, kryeministri e ka bërë në një intervistë për të përditshmen zvicerane “Neue Zeitung”.
Thaci ka nënvizuar se situata në veri është e qetë por komplekse dhe ka shtuar se atje nuk bëhet fjalë për cështje politike, por për rend dhe ligj.
Mes qeverisë dhe qytetarëve në veri të vendit nuk ka konflikt. Ata janë qytetarë të Kosovës dhe unë jam në shërbim të tyre
Hashim Thaci
Kryeministër i Kosovës
Thaci: Në konflikt me ata që shkelin ligjin
Të njëjtin mesazh Thaci dha edhe dy ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, ku deklaroi se veprimet kriminale në veri janë mbështetur nga shteti serb.
I thirrur në interpelancë për cështjen e veriut nga lëvizja Vetëvendosje, Thaci theksoi se situata në këtë pjesë të Kosovës është e trashëguar.
"Eshtë investuar ndjeshëm për infrastrukturën në veri. Strategjia për veriun ishte një përkushtim i qeverisë", tha Thaci.
Duke folur për bllokimin e hyrjes së mallrave serbë në Kosovë, dhe më pas për aksionin në këtë zonë, Thaci theksoi se gjendja e krijuar ka patur ndikime negative.
"Gjendja ndikon keq për zhvillimin e qytetarëve të Kosovës. 40 mijë qytetarë serbë janë bërë pre dhe instrument i strukturave politike të Beogradit. Masat e ndërmarra në veri nuk i drejtohen asnjë qytetari të Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk është në konflikt me qytetarët në veri, por me ata që po pengojnë zhvillimin", tha Thaci, duke paralajmëruar se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.
Kryeministri i Kosovës theksoi se barrikadat e vendosura në veri të Mitrovicës nuk do të qëndrojnë shumë gjatë, sepse ligji dhe rendi do të funksionojë në të gjithë territorin e vendit, por nuk tha një datë të saktë se kur do të largohen bllokadat. Veriu i Kosovës
KFOR-i largon barrikadat në Bërnjak
"The Economist": Serbia e humbi veriun
Kosovë, Engel: KFOR të jetë më serioz
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Britania: Dialog për planin “Ahtisari Plus”
Ambasadori britanik në Serbi, Michael Davenport ka deklaruar se vendi i tij është i hapur për të biseduar mbi të ashtuquajturin plani “Ahtisaari Plus” për Kosovën. Serbët sërish barrikada në Bërnjak
Në afërsi të vijës kufitare në Bërnjak serbët lokale kanë ngritur serish një barrikadë prej druri. Mediat serbe raportojnë se, barrikadat u ngrit pasi KFOR-i ditën e premte largoi barrikadat e formuara nga kamionët e vendosur nga serbët. Kuçi: Nuk lutemi për dialog
Kosova ka vullnet, por nuk i lutet Serbise per të vazhduar dialogun. Keshtu deklaroi të premten zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Lunaçek: Kosova të kryejë detyrat
Teksa presidentit të Serbisë Boris Tadiç i është bërë e qartë se Serbia nuk do ta marrë statusin e vendit kandidat pa vazhduar dialogun me Kosovën dhe pa rregulluar më parë raportet fqinjësore, Kosovës i rekomandohet që të kryejë detyrat e saj të “shtëpisë” sa i përket integrimit drejt BE-së.
BE "shkëput" Kosovën nga Serbia
Bashkimi Evropian tashmë në hartën e saj zyrtare e ka shkëputur Kosovën nga Serbia.
Lajmet kryesore
Rindërtimi i sheshit "Skënderbej"
Punimet provizore dhe miliona euro që shkojnë dëm
Ndërpriten kërkimet për marinarët e zhdukur
Mikrokredia nuk njeh krizë
Grekët kundër reduktimit të borxhit
BSH kërkon forcimin e mbikëqyrjes te bankat