Britania: Frikë se Siria mund të bëhet një tjetër Kosovë
NJU JORK-Britania druhet se Siria mund të bëhet një tjetër Kosove. Keshtu shkruan Gazeta e njohur britanike “London Evening Stanard” në një shkrim mbi situatën në Siri dhe përpjekjet e perëndimit për t’i dhënë fund krizës atje.
Shkrimi me titull “Kryeministri frikësohet se Siria mund të behet një tjetër Kosovë” shqyrton gjerësisht dhe me detaje zhvillimet me te fundit ne Siri dhe perpjekjet e komunitetit nderkombëtar për të miratuar një rezolutë në KS të OKB-së, por që dështuan për shkak të vetos së Rusisë dhe Kinës.
Ne shkrim përmendet Kosova dhe ndërhyrja e NATO-s në Serbi që i dha fund fushatës së përgjakshme serbe ndaj shqiptarëve te Kosoves.
Sipas gazetës, Cameron është shprehur kështu duke iu referuar deklarates Sekretares amerikane te shtetit Hillary Clinton se “duhen dyfishuar përpjekjet jashtë Kombeve të Bashkuara për të mbështetur popullin sirian duke nenkuptuar se mund te jete rasti te nderhyrhet ushtarakisht edhe pa aprovimin e KS.
“Mos të harrojmë se ishte pikërisht burri i zj. Clinton ai që mori një vendim për të vepruar në Kosovë pa një autorizim të drejtpërdrejtë nga OKB”.-ka thene Kameron gjate mbledhjes se Këshillit te Sigurimit ne OKB.
Kryeministri britanik citohet nga “London Evening Stanard” të ketë thënë se është i shqetësuar rreth mungeses unitetit ne OKB per rastin e Sirisë. Sipas gazetës, kjo deklaratë tregon edhe fakin se kryeministri konservator i Britanisë nuk mbështet politikat e qeverisë së mëparshme laburiste duke mos aprovuar mënyrën sesi NATO dhe partnerët e tjerë ndërhynë në Kosovën e vitit 1999.
Britania atë kohë udhëhiqej nga Tony Blair i cili mbështeti SHBA-të për nje ndërhyrje ushtarake në Serbi në ndihmë të Kosoves. Sipas burimeve të gazetës, Këshilli i Sigurimit ka folur edhe per Homs, qytetin bastion të kryengritesve ku po zhvillohen luftimet me të përgjakshme dhe që rrezikon të bëhet një gjysmë Sarajevë”.
(News24/BalkanWeb)