E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti izraelit Peres mesazh paqeje popullit iranian

JERUZALEM- Presidenti izraelit, Shimon Peres i dërgoi dje një mesazh paqeje popullit iranian gjatë një fjalimi në Parlament, pavarësisht dekadave të armiqësisë mes dy vendeve.

"Nuk kemi lindur për të qenë armiq dhe nuk është e nevojshme të jetojmë si armiq", deklaroi presidenti Peres.

"Mos e lini flamurin e armiqësisë të mbulojë me hijen e tij trashëgiminë tonë historike", theksoi ai.

Izraeli akuzon Iranin për vite me rradhë, që e konsideron si armikun kryesor, se dëshiron të prodhojë armë bërthamore nën justifikimin e një programi civil, çka Teherani e mohon.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›