E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania, Rusia: Përkushtim për përmirësim të raporteve


Britania dhe Rusia kanë shprehur përkushtim për përmirësimin e raporteve aktualisht të tensionuara.

Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, dhe presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, janë takuar gjatë mbajtjes së samitit të grupit G-8, afër qytetit Toronto në Kanada.

Rusia dhe Britania kishin raporte të përkeqësuara për shkak të mospajtimeve lidhur me çështjen e helmimit të ish spiunit rus, Aleksander Litvinenko, në Londër në vitin 2006 dhe dëbimin e disa udhëheqësve të kompanisë britanike të naftës BP.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›