Shqipëria ka 45 mijë përdorues droge

Numri i përdoruesve të drogës në vendin tonë shkon në 45 mijë përdorues dhe pesë mijë prej tyre kanë arritur në gjendje të rëndë dhe kërkojnë ndihmë e trajtim të menjëhershëm. Kështu është shprehur Edmond Stojku , presidenti i "Albanian Life Quality", gjatë një aktiviteteti të zhvilluar për Ditën Ndërkombëtare Kundër Drogës. Stojku shprehet se në vendin tonë përdoren të gjitha llojet e drogave dhe se konsumues ka në të gjitha qarqet e vendit , por kryesisht në Tiranë.
Ndërkohë drejtori i ISHP-së, Alban Ylli ka deklaruar se rreth 4 deri në 7 përqind e të rinjve provojnë drogën për herë të parë , për të shuar kureshtjen e tyre. Ai deklaron se përqindja e përdoruesve të drogës në vendin tonë nuk është alarmante megjithatë numri i përdoruesve çdo vit ka shkuar në ritje.
Aktualisht nëpër qendra rehabilituese, në të gjithë vendin, gjenden rreth 350 të droguar qe kanë kërkuar ndihmë dhe janë duke u trajtuar.