Britania: "Spiunet", shtyni votimin
Britania e Madhe, kritika te forta ne drejtim te draftit te ligjit per pastertine e zyrtareve, te kaluar ne Kuvend nga ana e mazhorances. Nepermjet nje deklarate per mediat, ashtu sikurse kishte deklaruar disa dite me pare dhe ambasadori amerikan, si dhe ambasadori i OSBE-se, eshte kerkuar shtyrja e miratimit te ligjit dhe konsultimi i gjere dhe me ekspertet nderkombetare. "Mbreteria e Bashkuar, se bashku me partneret e tjere nderkombetare te Shqiperise, shprehet e shqetesuar per votimin e afert ne Parlament, te projekt-ligjit "per Pastertine e Figures". Ka shume rendesi qe nje ligji me pasoja kushtetuese kaq serioze, te shqyrtohet dhe diskutohet gjeresisht ne nje kohe te mjaftueshme, duke perfshire ne kete proces dhe ekspertet kombetare dhe nderkombetar. Procesi i pastrimit te figurave, duhet te jete ne perputhje me standardet nderkombetare. Ne mendojme se shtyrja e procesit te votimit, per te lejuar konsultime dhe debate publike me gjitheperfshirese, do ishte nje hap pozitiv dhe i mirepritur", ka qene deklarata e dale nga selia e Ambasades se Mbreterise se Bashkuar ne Tirane, ne lidhje me kete ligj aq te debatuar dhe te diskutuar. Perfaqesia diplomatike e vendit ishullor, me te rendesishmit ne Bashkimin Evropian, ka shprehur shqetesimin per ndikimin qe ka ky ligj ne Kushtetute, dhe per me teper qe duhet te ndertohet nje ligj, ne perputhje me standardet nderkombetare. Por nga ana tjeter kjo ambasade eshte shprehur me tone te forta ne lidhje me kete ligj, me pasoja, sipas saj, kushtetuese, duke folur dhe ne emer te partnereve nderkombetare, cka tregon se ligji i "dosjeve" tashme ka hyre ne axhenden nderkombetare, duke paralajmeruar "erera" te forta deri te henen. Nderkohe qe nje shqetesim te tille e kane shprehur pak kohe me pare dhe perfaqesuesit e SHBA dhe te OSBE ne Shqiperi. Keshtu, shefi i Prezences se OSBE ne Tirane, Bosh ka bere thirrje ne drejtim te mazhorances, qe te mos ngutet ne miratimin e ligjit per "Dosjet", pa e konsultuar me pare me ekspertet vendas, ata te Keshillit te Evropes dhe te OSBE. Ne menyre qe te behet nje ligj sipas standardeve nderkombetare. Duket se referenca e ambasadorit te OSBE ne Tirane, Bosh per ekspertet ligjore te Keshillit te Evropes, ka pasur si baze faktin se ka qene pikerisht asambleja parlamentare e KE-se ajo qe nepermjet nje rezolute te dy viteve me pare ka kerkuar miratimin dhe zbatimin e ligjit per "Lustracionin" per te gjithe vendet e Evropes ish-komuniste per te denuar krimet e komunizmit. S.P