E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande, gjykata liron oficerin

Sarande- Ekspertet rrezojne deshmine e 18 vjecarit Aristidh Gllucaj, se ishte keqtrajtuar gjate marrjes ne pyetje si i dyshuar per trafik klandestinesh. I arrestuar per kete skandal te denoncuar nga Avokati i Popullit, ka qene agjenti i krimeve, Ardit Hasanbega, i cili dje la qeline e paraburgimit, pas nje vendimi te dyte te Gjykates se Sarandes. Prokurori i ceshtjes, Platin Alickaj, lexoi para trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Elidon Papazisi, se dispononte shkresen zyrtare te Mjekesise Ligjore dhe Spitalit te Burgut Tirane, ku rezultonte se ndaj te dyshuarit per trafik klandestinesh drejt Greqise, nuk ishte ushtruar dhune fizike. Organi i akuzes pranoi qe oficeri Hasanbega, te lirohej dhe terhiqej nga masa "arrest me burg" e dhene nje muaj me pare dhe te vendosej "detyrim paraqitje". Ngjarja ndodhi ne javen e pare te muajit nentor te ketij viti, ndersa gjate mases se sigurise, Aristidh Gllucajit i ra te fiket dhe avokati akuzoi oficerin. Per trafik te kater klandestineve nepermjet Sarandes, u akuzua edhe i riu Oltion Varfi.

Seanca

Oficeri Ardit Hasanbega, agjent i Zyres Antitrafik ne komisariatin e Sarandes, dje ka lane qeline e paraburgimit ndersa mbahej i izoluar ne Gjirokaster. Ai eshte sjelle ne masa sigurie diten e djeshme ne Gjykaten e Faktit, per rishikim te mases me kerkese te prokurorise. Hasanbega u arrestua nje muaj me pare per akuzen "kryerje e veprimeve arbitrare", pasi dyshohej se kishte keqtrajtuar gjate marrjes ne pyetje 18 vjecarin nga Vlora, Aristidh Gllucaj, qe akuzohej per trafik klandestinesh. Vendimin per lirimin, prokurori i ceshtjes Platin Alickaj dhe gjyqtari Elidon Papazisi, e kane argumentuar me faktet e reja qe kane dale ne drite, pas konkluzionit shkencor te nje grupi ekspertesh te Ministrise se Drejtesise. Sipas ekspertizes se kryer ne spitalin e Sarandes dhe me pas me ekzaminimet e bera ne Tirane, rezultoi se Gllucaj kishte bere nje deshmi te pavertete. Ne raportin perfundimtar te depozituar ne Prokurorine e Sarandes, thuhet se ne trupin e te riut nuk ka shenja te dhunes apo trauma psikologjike. Prokurori kerkoi heqjen e mases "arrest me burg", pasi akuza e ngritur ndaj oficerit, nuk perputhej ne ligj me masen e dhene dhe konkluzionet e eksperteve. Por Hasanbega, tashme i pezulluar nga detyra, do te jete i detyruar te paraqitet ne prokurori, nje here ne jave pas zbutjes se mases se sigurise. Avokati i agjentit deklaroi dje, se masa e marre ndaj klientit te tij nje muaj me pare, ishte e paargumentuar dhe e dhene nen presion e kushtet e nje zhurme.

Ngjarja

Arrestimi i oficerit Ardit Hasanbega eshte bere me urdher te Prokurorise se Sarandes, pas denoncimit te familjareve te Arstidh Gllucajt dhe Oltion Varfit, te cilet jane arrestuar ne date 5 nentor, gjate nje kontrolli te ushtruar ne autobusin e linjes Sarande-Qafe Bote nga policia kufitare. Me pas, do te ishte Avokati i Popullit qe kerkoi marrjen e masave ndaj oficerit, pasi 18-vjecarit i ra te fiket ne seancen e sigurise, ne daten 8 nentor. Arrestimi i dy te rinjve eshte bere pasi ata, sipas organit te akuzes, po shoqeronin ne drejtim te kufirit kater persona nga qytete te ndryshme te vendit, ne perpjekje per t'i trafikuar ne shtetin fqinj, Greqi. Pasi ndalimit, te rinjte jane pyetur rreth itinerarit dhe rrugeve te trafikut, por nuk pranuan akuzen e ngritur. Madje avokati i Gllucajt, pretendoi ushtrim dhune nga policia dhe me pas nisi nje hetim per skandalin.

Dobjani: Kujdes, te drejtat e njeriut

Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, iu ka bere me dije dje efektivave te policise, se nuk mund te kete perparime nese nuk do te respektohen lirite themelore te te drejtave te njeriut. "Detyra ime si Avokat i Popullit eshte t'i vij ne ndihme qytetareve, te cilet trokasin ne dyert e Avokatit te Popullit. Nuk me ka hip qejf i madh per t'u marre me ju, kete te drejte ma ka vene ne dispozicion Kuvendi", ka sqaruar Dobjani gjate analizes vjetore te policise se Tiranes. Me tej ai iu ka bere te ditur efektiveve, qe puna e tyre nuk do te mbahet mend, ne rast edhe te nje shkelje te vetme te lirive themelore te te drejtave te njeriut, si rasti i Sarandes.

Te rinjte, ne pritje te gjyqit

Gjykata e Sarandes ka dhene per dy te rinjte, Varfi e Gllucaj, masen e "arrestit me burg" per trafik te qenieve njerezore. Aktualisht 18-vjecari Gllucaj gjendet ne Spitalin e Burgut Tirane pasi mendohet se vuan nga epilepsia. Te dyshuarit jane ne pritje te procesit gjyqesor. Ngjarja do te merrte permasa dramatike mesditen e 8 nentorit, kur policet e toges se shoqerimit nxoren nga gjykata, ne gjendje shoku Aristidh Gllucajn, te cilit po i jepej masa e sigurise.

Dyshimi

Ekspertet dyshojne se 18-vjecari Aristidh Gllucaj mund te kete sajuar ngjarjen e ndodhur midis datave 5-8 nentor te ketij viti. Ai pretendoi se ishte keqtrajtuar nga oficeri i krimeve, por ekspertet dyshuan ne kete deshmi, duke kryer verifikime te gjendjes shendetesore te te riut ne kryeqytet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›