E Diel, 1 Nëntor 2026

"Berisha dhe 4 vjet, nje shkaterrim"

"Nese i lejojme vetes qe te qeverisemi edhe kater vite te tjera nga Sali Berisha, kjo eshte humbja perfundimtare e gjenerates sone". Kjo eshte thirrja e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, ne turin e tij "Dialog me Shqiperine" per bujqesine, ne ndalesen e tij te radhes ne Zall-Herr, ku bisedoi me banoret per shqetesimet e tyre te perditshme dhe sfidat per te perballuar jeten. Ai vuri theksin se nuk ka me shprese gjenerata e re, ne rast se Sali Berisha ka edhe 4 vjet mundesine te vazhdoje shkaterrimin struktural, qe po i ben ketij vendi. "Iken 18 vjet, mund te ikin edhe 18 vite te tjera, nese ne nuk reagojme si evropiane. Evropen duhet ta ndertojme ne Shqiperi, ne cerdhet, ne spitalet, ne rruget, ne kopshtet, ne sherbimet tona dhe ne Evrope mund te levizim lirisht", theksoi kryesocialisti. Por, sipas tij ka nje kusht, qe te reagojme si evropiane ndaj nje keqqeverisjeje qe nuk ka asgje te perbashket me standardet evropiane dhe qe nuk mund te na coje ne Evrope, ne asnje menyre dhe per asnje arsye. Me tej kryetari Rama, vuri theksin ne rolin qe politika duhet te luaje si faktor dhe mundesi qe njerezit bashkerisht, te diskutojne per problemet qe nuk i zgjidhin dot vetem. Per te qendruar krahe njeri-tjetrit, kunder te keqijave te perbashketa, per te luftuar varferine, e cila eshte nje e keqe e perbashket per te gjithe shqiptaret dhe shqiptaret, ne cdo qytet e fshat, pavaresisht nese jane socialiste, demokrate apo pa parti, jane te moshuar apo te rinj.

Etapa e fundit per bujqesine

Turi "Dialog me Shqiperine", per bujqesine dhe zhvillimin rural, nisi me date 27 tetor 2008, pas konferences Kombetare te Arsimit, qe pasoi me programin e ri per kete sektor. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, e nisi kete udhetim nga komuna Kukur te Gramshit ku bashkebisedoi me banore te saj per veshtiresite e jeteses. Qellimi i ketij turi eshte per te ndertuar nje plan qeverises paraprak, i cili do te paraqitet para fillimit te zgjedhjeve ne Shqiperi. Pervec ketij dialogu, Partia Socialiste ka pergatitur dhe enciklika per dialogjet e perfunduara, ne arsim, mjedis, energji, ceshtjet sociale dhe ne shendetesi.

D.Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›