Britania cakton kuote per imigracionin
Britania ka njoftuar se do te ule numrin e punonjesve te kualifikuar qe do te lejohen te hyjne ne Britani nga vendet jashte Bashkimit Evropian.
Kjo kuote perben nje ulje prej 55 mije punonjes te kualifikuar nga vendet jashte BE-se qe hyne ne Britani vitin e kaluar.
Kufizimet nuk prekin ata punonjes qe kane rroga relativisht te larta e qe jane te transferuar ne Britani nga punedhenesit e tyre.
Sekretarja e Brendshme britanike Theresa May njoftoi se numri i vizave per punonjesit e kualifikuar jashte vendeve te BE-se do te shkonte ne 21.700 ne vit duke filluar nga viti i ardhshem.
Migracioni i kontrolluar ka qene me perfitime per Britanine si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ana sociale por kur ai del jashte kontrollit perben nje barre te madhe per shoqerine ekonomine dhe sherbimet sociale tha May.
Nuk mund te vazhdojme me keshtu tha ministrja e britanike ne parlament duke sqaruar se kerkesat per te marre viza do te ishin te atilla qe do te lejonin vetem ata imigrante qe ishin me me perfitim ekonomik per Britanine.
Gjate fushates zgjedhore te zgjedhjeve te ketij viti udheheqesi konservator David Cameron premtoi te vendoste nje kufi mbi numrin e imigranteve qe hyjne ne Britani.