Paditet prodhuesi i dosjeve
Hisen Musliu perndryshe ish-zyrtar i larte i ish-sherbimit sekret jugosllav UDB dhe i sigurimit shteteror maqedon u arrestua te henen mbrema ne shtepine e tij ne Tetove gjate aksionit policor 147Falsifikuesi148. Nderkaq jozyrtarisht mesohet se marrja e tij ne pyetje nga gjykatesi hetues te marten ka zgjatur deri ne oren 23.
Sipas asaj qe thuhet ne njoftimin zyrtar te Ministrise se Brendshme pas bisedes informative me te arrestuarin Musliu ky i fundit pranoi se ka falsifikuar materialet ende te papublikuara dhe se ato i ishin dhene nga kryesia me e ngushte e Partise Demokratike Shqiptare PDSH.
147Motivi per perfshirjen e tij sic ka pohuar vete ai gjate bisedes informative ishte premtim i kesaj partie se do ta kundershperblente me nje pozite te caktuar pas kthimit te saj eventual ne pushtet148 theksoi zedhenesi i Ministrise se Brendshme te Maqedonise Ivo Kotevski.
Kotevski po ashtu qartesoi se Musliu ka deklaruar se me personin te cilit i ka bere pagesat nepermjet transfereve bankare eshte njohur qe ne vitin 1979 dhe se disa vite me vone i kane riperterire kontaktet. Sipas dyshimeve te shprehura nga Ministria brenda periudhes maj- tetor ne kater raste jane paguar 4500 euro.
Gjate arrestimit te Musliut policia ne shtepine e tij ka konfiskuar dy kompjutere personale dy USB disa telefona celulare dhe dy fletepagesa - me te cilat eshte bere pagesa e nje shume parash nepermjet Western Union ne emer dhe adrese te ish- zyrtarit te larte te UDB146se Bozidar Spasic i cili disa here kishte deshmuar lidhur me dokumentet qe nderlidheshin me kreun e BDI146se Ali Ahmeti.
Ministria e Brendshme gjithashtu beri te ditur se pas analizave te zhvilluara dhe pas bisedes informative ne stacionin policor ne Shkup ne kompjuteret e Musliut jane gjetur kater dosjet e fabrikuara por edhe materiale tjera te cilat 150 kinse - kishin origjine nga sherbimi sekret gjerman BND. Sipas policise edhe ne keto 147dokumente148 me gjase do te duhej te beheshin intervenime.
147Po ashtu jane gjetur edhe materiale tjera te shkruara ne gjermanisht por edhe ne serbisht ne fonte te ndryshme dhe me gabime te shumta drejtshkrimore. Eshte gjetur edhe nje fotografi ne te cilen ishte tentuar qe te behej nje fotomontazh e liderit te BDI146se dhe te te ashtuquajturit Bozidar Spasic148 sqaroi tutje Kotevski.
Aktpadia
Paralelisht Ministria e Brendshme e Maqedonise njoftoi te merkuren se ka ngritur kallezim penal kunder Musliut 64. Sipas kesaj Ministrie
Njesiti per krim te organizuar ka ngritur kallezim penal per shkak te ekzistimit te dyshimeve te bazuara se Musliu ka shkelur nenin 36 te Kodit Penal duke fshehur ndryshuar shkaterruar dhe publikuar te dhena ne menyre te paligjshme. Rrjedhimisht nese shpallet fajtor i akuzuari mund te denohet me gjobe ose me nje vit burg.
Gjykatesi hetues ne Gjykaten e Shkupit Musliut fillimisht i ka shqiptuar masen e paraburgimit prej tete ditesh.
Rrefimi i dosjeve
Sipas aktpadise gjate muajit tetor te vitit 2010 i dyshuari kishte kontaktuar me nje person nga Tetova i cili fillimisht ia kishte dhene nje dosje disa dite me vone edhe tri te tjera. Dosjet permbanin te dhena per personalitete te jetes publike dhe politike ne Maqedoni duke i nderlidhur ata si bashkepunetore te ish-sherbimeve jugosllave si dhe te sherbimeve te huaja sekrete. Keto dosje Musliu pastaj i kishte derguar ne shtepine e tij ne Tetove dhe pasi qe i kishte skenuar kishte nderhyre ne to duke bere korrigjime dhje ndryshime te te dhenave ne dokumente.
Si pasoje e ketyre intervenimeve sic pohon Ministria e Brendshme dosjet me pseudonimet 147Ibar148 u nderlidhen me emrin e kryetarit te BDI146se Ali Ahmeti dhe ato se bashku me tri dosjet tjera 150 147Vujko148 147Strelac148 dhe 147Mama148 - iu dorezuan personit te njejte. Kjo me qellim qe dosjet pastaj te publikoheshin ne media dhe te dorezoheshin ne Komisionin per Lustrim sic edhe ndodhi.
147Ne disa media ku ishin permendur keto dosje ishte transmetuar edhe nje interviste me ish-zyrtarin e sherbimit sekret jugosllav shtetasin serb Bozidar Spasic i cili deshmonte per gjoja autenticitetin e atyre dosjeve dhe pseudonimeve duke konfirmuar keshtu se kreret e BDI146se kinse ishin bashkepunetore te ish-sherbimit sekret jugosllav148 theksojne organet maqedone te rendit.
Dy miq te vjeter
Sipas pohimeve te Ministrise se Brendshme te Maqedonise Musliu dhe ish-spiuni i sherbimit sekret jugosllav Bozidar Spasic jane njohur prej me shume se 20 vitesh. Gjate gjithe kesaj kohe ata kane pasur kontakte te rregullta. Mirepo duket se tek sivjet kishin vendosur t146i intensifikonin ato andaj edhe ishin takuar disa here ne Serbi.
Sipas dyshimeve te para Spasic ishte njeriu qe duhej te 147vertetonte origjinalitetin e dosjeve148 keshtu qe per kete pune atij permes Western Union146it nga Musliu disa here i ishin paguar shuma parash me vlere 4400 euro.
Ndryshe afera e dosjeve shpertheu gjate muajit tetor kur ne Komisionin per Lustrim dhe ne disa media ne gjuhen maqedone 147befasisht148 u shfaqen materiale qe 147deshmonin148 per ekzistimin e dosjeve per kreret e BDI146se Ali Ahmeti Fazli Veliu dhe Musa Xhaferi. Per me teper dosjet e publikuara asokohe i cilesonin ata si ish-bashkepunetore te ish-sigurimeve sekrete jugosllave.
Zyrtaret e larte te BDI146se mohuan vertetesine e atyre dosjeve duke i quajtur dokumente te falsifikuara qe per qellim kishin rrenimin e imazhit dhe te levizjeve politike pjese e te cilave ishin gjate dekadave te fundit perfshire ketu edhe ish-UCK146ne. BDI madje akuzoi partine rivale shqiptare PDSH se ajo qendron prapa publikimit te materialeve te falsifikuara. Sipas Ministrise se Brendshme gjate marrjes ne pyetje te marten te njejten gje e pohoi edhe i akuzuari Hisen Musliu. Nga agjencite