E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdesin minatoret e bllokuar ne Zelande

Nga Express me 24 nentor 2010 ne ora 1546

29 minatoret e bllokuar ne nje miniere qymyri te Zelandes se Re qe prej pese ditesh jane shpallur te vdekur.

Dje policia njoftoi per nje shperthim te dyte ne minieren ne Greymouth ne South Island fuqia e te cilit nuk le shprese per te mbijetuar.

Kryeministri i Zelandes se Re John Key qe i kishte paralajmeruar bashkatdhetaret per me te keqen tha se vendi i tij ishte ne zi.

29 burra emrat dhe fytyrat e te cileve tani njihen nga te gjithe nuk do te jene kurre me mes nesh. Kjo eshte nje tragjedi kombetare. Eshte tragjedi per familjet e tyre per koleget dhe miqte per komunitetin e tyre dhe gjithe vendin tone. Zelanda e Re eshte nje vend i vogel nje vend ku ne perkujdesemi per njeri-tjetrin si vellai per vellane. Te humbesh kaq shume vellezer pernjehere eshte nje goditje shume e rende. Sot Zelanda e Re mban zi per keta burra. Sot jemi nje vend ne zi tha Key.

Ai tha se do te behet nje hetim i plote per shkaqet e shperthimit me qellim qe tragjedi te tilla te mos perseriten.

Vec zelandezeve mes viktimave ka edhe shtetas australiane dhe dy britanike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›