E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania drejt misionit henor

Britania e Madhe eshte duke ndermarre misionin e pare ne Hene me qellim studimin e shkaqeve misterioze sizmike qe lekundin siperfaqen e satelitit te Tokes.

Sipas “Sunday Telegraph”, qeveria britanike do te miratoje muajin e ardhshem projektin qe do t’u mundesoje teknikeve hapesinore te ndertojne nje baze henore.

Kostoja e misionit eshte vleresuar rreth 100 milione sterlina (rreth 118 milione euro).

Misioni perfshin leshimin e nje sateliti te teknologjise se larte ne orbiten henore, qe do te transportoje disa mini robote mbi siperfaqen henore.

Shkencetaret shpresojne te mund te perdorin keta robote per te vleresuar perberjen kimike te shkembinjeve dhe per te vertetuar prezencen e ujit ne polet e Henes.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›